”Heathrow” humb vendin e parë në botë për numrin e pasagjerëve

LONDËR, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Aeroporti londinez i ”Heathrow” njoftoi sot se kishte humbur, për herë të parë në histori, vendin si aeroporti numër një i Europës për numrin e pasagjerëve duke ia lënë vendin aeroportit parizian ”Roissy-Charles de Gaulle”.

”Heathrow”, që ndiqet tashmë nga aeroportet e “Amsterdam Schiphol” dhe të Frankfturtit, është penalizuar nga karantina e vendosur nga Britania e Madhe për pasagjerët që vijnë nga shumë vende, si dhe vendosja e testeve shëndetësore nga konkurrentët e saj.

Aeroporti ka pësuar një humbje para taksës prej 1,5 miliardë sterlinash gjatë nëntë muajve të parë të vitit, me të ardhura që u ulën me 60%, në 951 milionë sterlina.

Në total, 19 milionë pasagjerë kanë frekuentuar aeroportin për këtë periudhë, nga 61 milionë në nëntë muajt e parë të 2019.

Për gjithë vitin 2020, ai synon të transportojë 22,6 milionë pasagjerë dhe 37,1 milionë në 2021, shumë larg parashikimeve para krizës shëndetësore. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.