Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/7/2018

BRUKSEL (Belgjikë) – Samiti i NATO-s me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump.

DUBLIN (Irlandë) – Meghan dhe Harry në Dublin për udhëtimin e parë zyrtar.

SREBRENICË (Bosnje-Hercegovinë) – Përkujtohet masakra e më shumë se 8 000 boshnjakëve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjes në korrik 1995 në Srebrenicë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Europian paraqet propozimin për mbikëqyrjen e situatës në Greqi pas fundit të programit të ndihmës dhënë këtij vendi.

MOSKË (Rusi) – Presidenti rus, Vladimir Putin pret kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të ndjekë ndeshjen Angli-Kroaci. ​

NJU DELHI (Indi) – Vizitë shtetërore e presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in në Indi.

UASHINGTON (SHBA) – Fjalim i negociatorit të Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier.

BAMAKO (Mali) – Fushatë për zgjedhjet presidenciale në Mali, turi i parë i të cilave është parashikuar më 29 korrik./

/ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë 11 korrik 2018
Artikulli tjetërFoto/ Pse duhet të shkosh në Valbonë këtë verë