TIRANË, 11 korrik /ATSH/ – Sipas shërbimit meteorologjik, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme relativisht të nxehta në mesditë.
Në orët e mëngjesit moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në orët e mesditës përgjatë zonave malore do të shfaqen vranësirat e pakta lokalisht mesatare. Pasdite dhe në mbrëmje sërish pritet kthjellim në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/sek dhe më e theksuar në bregdet. Deti i forcës 3 gradualisht në dobësim në mbrëmje.
Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat e tyre maksimale:
Vendet Malore 13/31
Vendet e Ulta 16/34
Vendet Bregdetare 18/33 /e.malaj//m.m/











