Ballina Flash

“Teuta”, fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ “Teuta” është ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë, për edicionin 2019-2020.

Durrsakët fituan finalen ndaj “Tiranës”, së saposhpallur kampione e vendit në Kategorinë Superiore me rezultatin 2-0. Pjesën e parë “Teuta” kalon në avantazh në minutën e dytë falë Rustem Hoxhës, i cili shënon pas një krosimi nga goditja e këndit.

Me këtë rezultat mbyllet fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë skuadrat finaliste kanë vijuar sërish luftën sportive për të shënuar në portën kundërshtare, ka qenë minuta e 78-të, kur Lorenco Vila shënon për durrsakët, “Teuta” 2-0 “Tirana”.

Me këtë rezultat, mbyllet finalja dhe “djemtë e detit” që triumfojnë në Kupën e Shqipërisë 2020.

Finalja e kupës u zhvillua mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” ndërsa medaljet dhe trofeun për fituesit e kësaj kupe e dorëzoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku.

Ky vit përkon edhe me 100-vjetorin e të dyja ekipeve, ku secila fitoi nga 1 trofe të rëndësishëm. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Rusia premton qindra mijëra doza vaksinash antiCOVID-19 që prej 2021-it
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Mbështetja e Gjermanisë për çështjen e migrantëve mesazh i rëndësishëm