Ballina Flash

Korçë/ Investimet në infrastrukturë, nxitje turizmit në fshatin Polenë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Banorët e fshatit Polenë, në Korçë do të kenë së shpejti rrugë të brendshme të rikonstruktuara dhe transformim të sheshit qendror të fshatit, një projekt që i hap rrugën zhvillimit turistik të fshatit të njohur për traditat e tij.

Bashkia e Korçës bën të ditur se “kanë filluar punimet për rikonstruksionin dhe sistemimin e 1,2 km rrugë të brendshme të fshatit Polenë  dhe asfaltimin e segmentit që lidh këtë fshat me rrugën nacionale”.

Ndërtimi i unazës së brendshme dhe rehabilitimi i qendrës së fshatit do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën për banorët dhe do t’i hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të fshatit.

Punimet e nisura e që po vijojnë me ritme intensive, janë në vijim të investimeve që po realizon bashkia me fonde nga buxheti i saj, për projektet zhvillimore në zonat rurale.

Punimet parashikojnë: sistemimin dhe ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjet e Polenës si dhe pajisjen e infrastrukturës rrugore me sinjalistikën e nevojshme sipas standardeve më të mira.

Investimet synojnë të nxisin turizmin në fshatin Polenë, si një nga prioritet dhe objektivat e bashkisë Korçë.
Polena është një fshat në komunën Voskop në rrethin e Korçës. Fshati rrethohet nga bukuri natyrore dhe është mjaft piktoresk për peizazhin që të ofron. Zhvillimi i infrastrukturës rrugore do të rrisë interesin e turistëve për ta vizituar këtë fshat, që shquhet edhe për kulinarinë tradicionale dhe prodhimin bujqësor bio. /a.a/r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Sekuestrim rekord i 14 tonëve amfetaminë
Artikulli tjetërGjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj në sitën e Vetingut, rivlerësim për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale