Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj në sitën e Vetingut, rivlerësim për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shpresa Beçaj.

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj do të vlerësohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj, për tre kriteret e procesit të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Kjo seancë dëgjimore vjen pas dy seancave të shtyra më 3 qershor dhe 17 qershor 2020 për të dalë para Vetting-ut, pasi u sëmur duke dërguar raport mjekësor.

Më 17 shkurt 2020 DSIK ka vënë në dijeni KPK se Beçaj nuk kishte dorëzuar ende formularin si detyrim të saj.

/gj.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.