Ballina Flash

ISHSH/ 1321 inspektime në 24 orë, 250 masa administrative dhe pezullime për shkeljen e masave ndaj COVID-19

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka intensifikuar kontrollet dhe monitorime në terren dhe vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1321 inspektime.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë pezulluar 8 shërbime dhe është vendosur gjobë në vlerën 100 000 lekë për një subjekt.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 67 mijë inspektime për masat ndaj COVID-19 dhe janë marrë mbi 250 masa administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.

MSHMS kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjienës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj.

/z.tosku/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCakaj në Sarajevë, takon Turković: Njohja e Kosovës, vendim i rëndësishëm për Ballkanin
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE heton ”Apple” për praktikat antikonkurrencë