Ballina Bota

“Der Standard”: Merkel pro negociatave, Basha lobon kundër

VJENË, 21 qershor /ATSH/ – Berlini është i impresionuar, bashkë me diplomatët e BE-së, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka shqyrtuar dosjet e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri që prej marsit dhe që po godet korrupsionin, është konsideruar si një model për vendet e tjera kandidate për në BE, shkruan prestigjiozja austriake “Der Standard”.

“Deri tani nuk ka pasur një reformë në drejtësi të këtyre përmasave në asnjë vend të Europës Juglindore sikurse ka ndodhur në Shqipëri”, thekson gazeta.

“Megjithatë, lideri socialist Edi Rama ka pak parti mike në BE, sepse shumica e vendeve të BE-së qeverisen nga konservatorët. Opozita në vendin e tij, konservatorët e Partisë Demokratike (PD) duan, sikurse është e zakonshme në Ballkan, të mos i lejojë asnjë sukses qeverisë dhe lobon kundër hapjes së negociatave. Edhe në CDU dhe CSU ka persona që janë kundër fillimit të negociatave. Megjithatë, fjalën e fundit e ka Merkel dhe Kancelarja është pro”, thekson “Der Standard”. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFleckenstein: Sinjale të qarta, Gjermania pro negociatave
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE shqyrton mundësitë e grumbullimit të migrantëve në Afrikën Veriore