Ballina Flash

Rindërtimi pas tërmetit/ IKMT vijon shembjen e objekteve të dëmtuara në Durrës

TIRANË, 2 qershor/ATSH/  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr. 14 në lagjen 11, bulevardi “Dyrrah” në Durrës.

Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit.

“Megjithatë për arsye sigurie të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) duhet që ditën e enjte, 4 qershor, nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjutera dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre”, njoftoi IKMT.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUra e Shën Prodhromit e restauruar/ Një tjetër nga shumë shembuj kuptimplotë të angazhimit për vlerat e vërteta të trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetërPRAGË – Transparency International akuzon Babis për konflikt interesi