Ballina Flash

SOFT NEWS – Kur rregullat antiCOVID-19 nuk kursejnë as… kryeministrat!

WELLINGTON, 18 maj /ATSH-AFP/ – Në Zelandën e Re, askush nuk është i përjashtuar nga masat strikte prandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, madje as kryeministrja Jacinda Ardern, të cilës iu refuzua hyrja në një kafene për shkak të rregullave të distancimit social, që ajo vetë ka miratuar.

Ardern, i fejuari i saj dhe një grup miqsh janë shfaqur në një kafene të kryeqytetit Wellington, por u është kërkuar të kthehen sepse mjedisi kishte arritur numrin e limituar të klientëve.

Zelanda e Re ka filluar heqjen e masave kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që kafenetë u autorizuan të hapen të enjten, por duhet të mbajnë distancë mes tryezave dhe klientët duhet të qëndrojnë të ulur./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Zgjedhjet rajonale pritet të zhvillohen më 12 korrik
Artikulli tjetërKur Kadri Roshi dhe Violeta Manushi kërkonin teatër të ri / Veliaj, Kryemadhit: S’është mëkat që s’ke qenë në Teatër, por dëgjo çfarë kanë thënë