MADRID, 18 maj /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet lokale spanjolle në rajonin bask dhe në Galici, që u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të zhvillohen më 12 korrik, njoftuan qeveritë e dy rajoneve autonome.
Votimet qenë caktuar për në datë 5 prill, por u shtynë në mes të marsit, disa ditë pas fillimit të krizës në Spanjë.
“Ky vendim u mor pasi biseduam me ekspertët, si edhe me politikanët e opozitës”, deklaruan presidenti i rajonit bask, Inigo Urkullu dhe homologu i tij i Galicisë, Alberto Nunez Feijo.
Të dy grupet ranë dakord që zgjedhjet mund të zhvilloheshin nën kushte të sigurta sanitare.
Spanja është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, me më shumë se 27 500 viktima dhe mbi 230 000 raste.
Megjithatë, shifrat po përmirësohen nga java në javë. / /sara/













