TIRANË, 5 Qershor/ATSH/ – Shqipëria synon të bëhet vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, në një postim në “Facebook”, njofton se zhvilloi takimin e parë institucional këshillimor me zyrtarë të ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme.
Ky takim u zhvillua në kuadër të punës përgatitore për hartimin e një plan-veprimi dhe platforme pune për arritjen e objektivit madhor për t’u bërë vend anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023.
Mundësimi i këtij objektivi do të ishte një arritje e rëndësishme për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pas më shume se 60 vitesh anëtare e OKB. /gj.mima/ j.p/























