PARIS, 15 shkurt /ATSH-DPA/ – Europa regjistroi vdekjen e parë të lidhur me koronavirusin, deklaroi sot ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn.
Një turist 80-vjeçar kinez vdiq nga sëmundja pulmonare në një spital në Paris.
”Viktima, një banor i provincës kineze ku shpërtheu sëmundja, mbërriti në Francë më 16 janar dhe u shtrua në spital në izolim më 25 janar, por gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi”, tha Buzyn.
”Vajza e tij ishte shtruar gjithashtu në spital me sëmundjen e Covid-19 të shkaktuar nga virusi, por ishte jashtë rrezikut dhe duhej të shkarkohej së shpejti”, tha Buzyn./ a.jor.























