Ballina Bota

FOKUS – Ciara shkakton viktima në Europë

FRANKFURT, 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Stuhia Ciara ka shkaktuar të paktën tre të vdekur në Europë dhe shumë të plagosur si dhe ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe trenave dhe ka privuar mijëra familje nga energjia.

“Një person u vra pasi një pemë ra mbi veturën e tij në një autostradë në jugperëndim të Londrës”, njoftoi sot policia.

Në Poloni, një grua dhe vajza e tij u vranë nga shEmbja  e një çatie nga era që arriti deri në 100 kilometra në orë.

“Në Gjermani, dy gra u plagosën rëndë”, theksoi policia duke shtuar se një adoleshent 16-vjeçar u plagos në kokë nga rënia e një degë peme në Paderborn, në perëndim.

“Me përjashtim të transportit, qarkullimi i linjave të mëdha, të ndërprera që prej mbrëmjes së djeshme në të gjithë vendin, rifilloi pjesërisht sot në orën 09:00 GMT”, sipas operatorit hekurudhor “Deutsche Bahn”.

Por shqetësimet do të mbeten të shumta ndërkohë që stuhia, e njohur nën emrin “Sabine”, po zhvendoset drejt jugut të vendit.

Në Republikën Çeke, ku era ka fryrë deri në 180 kilometra në orë, një person u plagos nga rrëzimi i një peme mbi makinën e tij në jug të vendit.

Stuhia Ciara ka shkaktuar gjithashtu të paktën 11 të plagosur lehtë në Lindjen e Madhe në Francë, ku 90 000 familje janë privuar nga energjia.

Në rajonin parizian, rrëzimet e pemëve në rrugë kanë bllokuar trafikun./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditë me probleme u ulën me 2,7% në 2019-ën
Artikulli tjetërDANIMARKË – Punonjësja e shërbimeve sociale grabit 17 milionë dollarë