Kreditë me probleme u ulën me 2,7% në 2019-ën

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Kreditë me probleme (NPL) zbritën me 2,7% gjatë vitit 2019, duke prekur nivelin më të ulët në dhjetëvjeçarin e fundit, nga 8,4% që ishin në fund të vitit të kaluar.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rënia e kredive me probleme, lidhet me përmirësimin e  aktivitetit ekonomik por ajo pasqyron edhe angazhimin e bankave në përmbushje të planit të masave për të ulur kreditë me probleme.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kreditë që bizneset dhe individët nuk kanë kthyer në banka për më shumë se tre muaj, zbritën në 8,4% të totalit në dhjetor 2019, krahasuar me 11,1% që shënoi në fund të vitit 2018.

Zbritja e kredive me probleme në tregues njëshifror, sipas ekspertëve, i adresohet masave konkrete të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për reduktimin e tyre, si dhe përmirësimit të ambientit ekonomik dhe gjendjes financiare të kredimarrësve. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.