Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/02/2020

BARCELONË (Spanjë) – Takim mes kryeministrit, Pedro Sanchez dhe presidentit indipendentist katalanas, Quim Torra.

KIEV (Ukrainë) – Leximi përfundimtar në parlament i ligjit mbi reformën e tokave bujqësore.

LONDËR (Britani e Madhe) – Konferencë e komisionit mbi klimën të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

BRUKSEL (Belgjikë) – BQE: Fjalim i presidentes, Christine Lagarde, para Parlamentit Europian.

KAZAKISTAN – Rikthehet në Tokë një kozmonaut rus, një astronaut amerikan dhe një austronaut italian.

LONDËR (Britani e Madhe) – Ambasadori kinez zhvillon një konferencë shtypi mbi përgjigjen për koronavirusin.

UASHINGTON (SHBA) – Trump do të flasë gjatë “National Prayer Breakfast”, një takim i liderëve fetarë.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Jared Kushner prezanton Planin Trump për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurimit.

ADDIS ABEBA (Etiopi) – Vizitë e kryeministrit kanadez, Trudeau  në Etiopi, në Senegal dhe në Gjermani./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 6 shkurt 2020
Artikulli tjetërITALI – Viktima e të lënduar pas daljes së një treni nga shinat