TIRANE, 6 shkurt/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti sot parashikohet i kthjellët në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash në relievet malore.
Parashikohet mjegull e dendur e mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe ato luginore, era do të fryjë me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 6 deri 7 ballë.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -2/4 | Diell pak re |
| Kukës | -6/-1 | Re diell |
| Lezhë | -1/6 | Diell pak re |
| Dibër | -8/-3 | Re diell |
| Durrës | 1/8 | Diell pak re |
| Tiranë | 1/7 | Diell pak re |
| Elbasan | -1/4 | Diell pak re |
| Berat | -2/4 | Diell pak re |
| Vlorë | 1/6 | Diell pak re |
| Korçë | -7/-2 | Re diell |
| Gjirokastër | -4/4 | Diell pak re |
| Sarandë | 2/8 | Diell pak re |




















