ITALI – Viktima e të lënduar pas daljes së një treni nga shinat

MILANO, 6 shkurt /ATSH-AFP/- Një tren i shpejtësisë së lartë, që lidh Milanon me Salernon, doli sot nga shina pranë Lodit, jo shumë larg nga Milano, duke shkaktuar dy viktima dhe rreth 30 të plagosur, njoftuan shërbimet e urgjencës dhe prefekti.

Sipas shërbimeve të urgjencës, 27 persona janë plagosur, 25 shumë pak dhe dy pak më seriozisht, por asnjëri në një gjendje shëndetësore shqetësuese.

Sipas vëzhgimeve të para, të raportuara nga media, duket se treni ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një vagon mallrash, në një rrugë paralele, para se të përplasej me një ndërtesë të hekurudhës disa dhjetëra metra larg.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.