Ballina Bota

SLLOVENI – Inagurohet xhamia e parë pas 50 vitesh pritje

LUBLJANË, 3 shkurt /ATSH-AFP/- Sot u inaugurua në Ljubljanë xhamia e parë në Sloveni, duke kapërcyer kështu pengesat financiare dhe kundërshtimin e nacionalistëve, më shumë se një gjysmë shekulli pas depozitimit të kërkesës së parë të ndërtimit.

Xhamia është rezultat i një kërkese autorizimi, e paraqitur në vitet gjashtëdhjetë, kur ky vend alpin me dy milionë banorë ishte akoma pjesë e Jugosllavisë komuniste.

Fondet e nevojshme u grumbulluan vetëm 15 vjet më parë dhe kundërshtarët kanë apeluar më shumë se një herë për ta ndaluar projektin.

Pas besimit katolik, që ka shumicën dërrmuese, Islami është feja e dytë e këtij vendi, që praktikohet nga 2,5% e popullsisë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta kundër Antisemitizmit/ Shqipëria ka shumë për t’i treguar vendeve të OSBE-së në lidhje me vlerat dhe njerëzit që shpëtuan hebrenjtë
Artikulli tjetërOsmani: Do ta mbikëqyrim rreptë ekzekutivin