Ballina Flash

ISHP, si të qëndroni të shëndetshëm gjatë udhëtimit

TIRANË, 27 janar/ATSH/-Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ndajnë këshilla si të qëndroni të shëndetshëm gjatë udhëtimit.

Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën dhe hundën me parakrah ose me një pecetë – hidheni pecetën menjëherë dhe lani duart.

Shmangni kontaktet e afërta me njerëz të cilët janë me kollë dhe temperaturë. Pastroni duart sa më shpesh duke përdorur peceta me alkool ose ujë me sapun. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Nëse vendosni të mbani maskë, sigurohuni të mbuloni hundën dhe gojën, shmangni prekjen e maskës pasi e keni vendosur. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Li viziton pacientët dhe mjekët e qytetit së koronavirusit
Artikulli tjetërBergomi: Nuk e di nëse Eriksen do jetë një lojtar i madh tek “Interi”