Bergomi: Nuk e di nëse Eriksen do jetë një lojtar i madh tek “Interi”

LONDON, ENGLAND - APRIL 23: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Brighton & Hove Albion at Tottenham Hotspur Stadium on April 23, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

TIRANË, 27 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Christian Eriksen mund të konsiderohet një futbollist i “Interit”. 27-vjeçari, shihet si një nga blerjet më të rëndësishme të klubit zikaltërt, për të ndryshuar fatet e sezonit, që e sheh skuadrën nga “Milani” të duetoj me “Juventusin” për titullin kampion.

Edhe pse sezonin e fundit Eriksen nuk është shfaqur në lartësinë e viteve të mëparshme, sërish tifozët dhe drejtuesit e “Interit” e shohin danezin si një lojtar shumë të rëndësishëm për të rritur më tej nivelin e klubit. Por, i këtij mendimi nuk është një nga legjendat e “Interit”, Beppe Bergomi.

“Nuk e di nëse Eriksen do të jetë një lojtar i madh tek “Interi”. Dua ta shoh këtu për ta kuptuar. Në krahasim me të tjerët, që kanë mbërritur tashmë tek “Interi”, ai mund të japë diçka më shumë”-, u shpreh Bergomi për “Sky Sport”.

Eriksen do të jetë blerja e tretë zyrtare e zi-kaltërve në këtë merkato dimërore, pas Moses dhe Young. Eriksen do firmosi një kontratë deri në vitin 2024, teksa do i kushtoj “Interit”, 20 milionë euro. Eriksen ishte në skadim kontrate në qershor dhe “Inter” për të mënjanuar konkurrencën investoi 20 milionë euro menjëherë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.