KINË – Li viziton pacientët dhe mjekët e qytetit së koronavirusit

VUHAN, 27 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri kinez, Li Keqiang është ngarkuar personalisht nga presidenti Xi Jinping për të vizituar qytetin e Vuhanit, epiqendër të shpërthimit të virusit që ka shkaktuar deri tani vdekjen e 80 personave.

Sipas medias zyrtare, Li vizitoi pacientët dhe mjekët duke dëgjuar dhe duke dhënë udhëzime për menaxhimin e situatës.

“Ju jeni duke bërë gjithçka të mundur për të shpëtuar jetët, por bëni kujdes të mbroni edhe jetët tuaja’’, i tha Li stafit të spitalit ”Jinyintan”.

Li është lideri më i lartë kinez që viziton qytetin e Vuhanit deri më tani që nga fillimi i krizës.

Kryeministri Li është udhëzuar të drejtojë një grup pune për t’u përballur me epideminë e shpërthyer nga një treg i therjes së kafshëve të egra për qëllime konsumi./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.