Ballina Aktualitet

Reforma në Drejtësi, Sadushi: Shkolla e Magjistraturës, rol të zgjeruar në konsolidimin e sistemit

TIRANË, 11 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reformës në Drejtësi, pamundësuan ndërhyrjen e ekzekutivit në sistemin e drejtësisë.

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, i pranishëm të hënën në konferencën e parë rajonale për administrimin e gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, tha se Reforma në Drejtësi i ka dhënë një tjetër dimension i Shkollës së Magjistraturës.

“Përballja me sfidat e reja kërkon marrjen prej saj të përgjegjësive të tjera edhe më të rëndësishme që përmirësojnë dhënien e drejtësisë. Reforma në Drejtësi i ka dhënë një tjetër dimension shkollës së magjistraturës, me një rol të zgjeruar për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, – tha Sadushi.

“Administrimi i gjykatave ka marrë rëndësinë e merituar në bashkëpunimin e aktorëve të drejtësisë. Ndryshimet kushtetuese përcaktuan drejtpërdrejt përgjegjësinë e organeve të pushtetit gjyqësor në administrimin e gjykatave, duke qartësuar pamundësinë e ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv në këtë fushë. Sfidat e reja janë para çdo aktori të drejtësisë, përfshirë edhe Shkollën e Magjistraturës”, – nënvizoi Sadushi gjatë fjalës së tij. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe nga Elbasani: Pastrim një sistemi kriminal drejtësie
Artikulli tjetërBE mirëpret plotësimin me 2 anëtarë nga Kuvendi: Gjykata Kushtetuese, funksionale sa më shpejt