TIRANË, 10 Mars/ATSH/.- “Reforma në drejtësi ka filluar të ketë arritjet e saj, duke nisur me miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese, ngritjen e organeve të Vettingut dhe nisjen e tyre nga puna”. Kështu deklaroi të shtunën, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili mirëpriti në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë një grup studentësh nga Universiteti “Haxhi Zeka” i Pejës, përfaqësues të Unionit Studentor me të njëjtin emër. Në këtë komunikim me studentët, Kryetari i Kuvendit, në mënyrë të përmbledhur i njohu studentët me funksionet kryesore të Kuvendit, atë ligjvënës, kontrollues, zgjedhës dhe përfaqësues dhe me rregullat dhe procedurat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Në vijim, mes Kryetarit të Kuvendit dhe studentëve u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, gjatë së cilit Ruçi iu përgjigj interesimit të vizitorëve. Një ndër çështjet ku studentët drejtuan pyetje ishte dhe zbatimi i Reformës në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, për të cilën Kryetari i Kuvendit u shpreh se “ka qenë një përpjekje më shumë se dyvjeçare dhe reforma më e madhe, më e plotë, më e rëndësishme për dhënien zgjidhje të problemeve me drejtësinë në vend”. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje tre efekte kryesore të këtij procesi.“Efekti i parë, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kanë nisur të pyesin veten, janë apo s’janë për prokurorë. Efekti i dytë, 17 gjyqtarë dhe prokurorë deri më sot kanë deklaruar që refuzojnë t’i nënshtrohen vetingut. Kjo është me sanksion: nuk kalojnë në Vetting, por për 15 vjet nuk kanë të drejtë të punojnë në organet e drejtësisë. Ka pasur kërkesa të tilla, që nga ish-prokurori i Përgjithshëm, anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.E treta, është që organet e veting-ut po punojnë dhe ne presim rezultate pas përfundimit të këtij procesi, që do të zhvillojnë për gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha ai.Biseda mes të rinjve dhe Kryetarit të Kuvendit vijoi me çështje që i takojnë bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe rrugës së tyre integruese drejt Bashkimit Europian. Kryetari i Kuvendit u shpreh besimplotë për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët integruese dhe vuri në dukje se roli konstruktiv dhe stabilizues i shqiptarëve në rajon do të jetë nxitës për bashkëpunimin rajonal në mbështetje të këtij procesi për të ardhmen jo vetëm të Shqipërisë dhe Kosovës, por të të gjithë Ballkanit Perëndimor.Pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e ndihmës ekonomike në Shqipëri. Duke iu përgjigjur pyetjes së studentëve, Ruçi tha se ditën e enjte, datë 15 mars do të zhvillohet një mocion me debat për këtë çështje.Krahas kësaj, Ruçi shtoi se Kuvendi po shqyrton projektligjin “Për strehimin”, ku sipas tij, kjo nismë i shërben kategorive të njerëzve në nevojë. Në përmbyllje të veprimtarisë, Kryetari i Kuvendit dhuroi për Univeristetin e Pejës disa botime të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me veprimtarinë dhe historikun e tij.
Ballina Aktualitet
Lajme
Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve në Tiranë, vendosen 31 masa administrative
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Policia e Tiranës vendosi 31 masa administrative ndaj protestuesve të cilët një ditë më parë bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin...
IZRAEL – Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re, kush do të marrë...
TEL AVIV, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Konsultimet mes presidentit izraelit, Isaac Herzog, dhe përfaqësuesve të partive politike për formimin e qeverisë së re vijuan edhe...
Java e 11-të e Superiores, Tirana pret Teutën, Vllaznia përballet me Elbasanin
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen më 7...
Ronaldo i jep fund karrierës me Portugalinë
BERLIN, 5 nëntor /ATSH-DPA/- Ylli 41-vjeçar i futbollit, Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund karrierës së tij me Portugalinë me efekt të menjëhershëm, sipas...
Berisha: Raporti i KE-së kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, rrëzon Territorialen
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se progresraporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë evidenton miratimin e projektligjeve të...
INSTAT kërkon 60 milionë lekë shtesë në buxhetin 2027 për Censin në Bujqësi
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) kërkon 60 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027 për realizimin e Censit të Bujqësisë,...
Studentët kërkojnë në Kushtetuese shfuqizimin e tre akteve normative për protestat
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Studentët e grupimeve “Studentët n’Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me katër organizata të shoqërisë civile, depozituan sot në Gjykatën...
Prodhimi organik, rregulla të reja për trupat e kontrollit dhe certifikimit
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet dhe procedurat për miratimin e trupave të kontrollit dhe njoftimin e aktivitetit të tyre...
KOMENT – Vala e tretë e kërcënimeve të rreme për bomba në Evropë, avionët...
PARIS, 5 nëntor /ATSH-AFP/ - Rreth 20 fluturime në disa vende të Evropës u vunë sot në shënjestër të kërcënimeve të rreme për bomba...
UEFA Nations League, Bjellorusi – Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest
TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën C të UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë,...



























