Ballina Ekonomi

Vijon puna për rikonstruksionin e segmentit Qafë Kashar-Rinas

Tiranë, 24 Tetor/ATSH /- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjero inspektoi të enjten ecurinë e punimeve që po kryhen në segmentin rrugor Qafë-Kashar Rinas.

Në këtë segment rrugor po punohet për vendosjen e barrierave mbrojtëse, përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, lyerjen e bordurave, riparimin e fugave në mbikalime dhe ura, si dhe pastrimin e kanaleve dhe vegjetacionit.

Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe ka për qëllim riparimin dhe rregullimin e akseve nacionale për t’i dhënë më shumë siguri dhe lehtësi qarkullimit të mjeteve.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Qyteti nëntokësor në Kukës”, bashkia projekt për kthimin e tij në muze për vizitorët
Artikulli tjetërFOTO/ Soreca viziton Qendrën e Solidaritetit: Shembull për të rinjtë shqiptarë