TIRANË, 24 tetor /ATSH/ – “Të rinjtë e Shqipërisë që kanë shumë potencial të paçliruar”
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca vizitoi sot Qendrën e Solidaritetit të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” për t’u takuar me të rinjtë vullnetarë dhe me Arbër Hajdarin, fituesi i konkursit për vullnetarizmin organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri gjatë Javës së Evropës 2019.
BE-ja e ka mbështetur me pajisje zyre qendrën, që po shndërrohet në një nga qendrat sociale më të mëdha në Ballkan.
“Krenar që mbështesim këtë grup të rinjsh që ndihmojnë familjet në nevojë. Qendra e Solidaritetit mund të bëhet e rëndësishme për shumë familje shqiptare. Vullnetarët e rinj mund të bëhen një shembull për të rinjtë e Shqipërisë që kanë shumë potencial të paçliruar”, tha Soreca.
BE-ja do të vazhdojë të jetë përkrah jush, pasi ju jeni qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Evropian”, tha Ambasadori Soreca.
/gj.mima/ /a.g/























