Tiranë, 24 Tetor/ATSH /- Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjero inspektoi të enjten ecurinë e punimeve që po kryhen në segmentin rrugor Qafë-Kashar Rinas.
Në këtë segment rrugor po punohet për vendosjen e barrierave mbrojtëse, përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, lyerjen e bordurave, riparimin e fugave në mbikalime dhe ura, si dhe pastrimin e kanaleve dhe vegjetacionit.
Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe ka për qëllim riparimin dhe rregullimin e akseve nacionale për t’i dhënë më shumë siguri dhe lehtësi qarkullimit të mjeteve.
/a.gjonaj/ /a.g/






















