MADRID, 21 maj /ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy i bëri sot thirrje presidentit indipendentist, Quim Torra për të formuar një ekzekutiv të qëndrueshëm, ndërsa Madridi refuzon të mbështesë formimin e një ekzekutivi katalanas të përbërë kryesisht nga ministra në burg apo në arrati.
“Katalonja ka nevojë për një qeveri të besueshme, një qeveri që respekton ligjin dhe të jetë e aftë për të dialoguar në mënyrë serioze”, theksoi Rajoy para drejtuesve të biznesit në Vigo (veriperëndim), gjatë daljes së parë publike pas njoftimit të shtunën të listës së qeverisë katalanase.
“Ligji është rregulli i lojës’”, theksoi ai.
Rajoy u prononcua në një moment, kur Madridi shfaq një tjetër qëndrim mosaprovues, ndërsa Torre vizitoi liderët indipendentistë të burgosur në një burg në periferi të Madridit, përfshirë Jordi Turull dhe Josep Rull të cilët i përzgjodhi brenda kabinetit të tij qeverisës./
/v.b/













