Ballina Aktualitet

Llogaridhënia publike, 1 mijë takime në mbarë vendin

TIRANË, 21 maj/ATSH-Maela Marini/ – Janë rreth 1 mijë takime që parashikohet të zhvillohen në gjithë territorin e vendit, në kuadër të turit të llogaridhënies publike.

Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në qarkun e Gjirokastrës.

Duke u ndalur te fushata e llogaridhënies, Rama tha se programi i takimeve parashikon rreth 1 mijë takime në gjithë territorin.

Këto kontakte, sipas tij, i japin mundësinë sa më shumë njerëzve që edhe nëpër fshatra të mund të na dëgjojnë dhe të shprehin opinionet e tyre.

“Asgjë e mirë nuk i vjen një qeverie apo force politike, në rast se kujtohet të shkojë te njerëzit vetëm për vota. Pavarësisht të metave dhe se si mund të bëhet më mirë, është hera e parë që qeveria që në fillim, pa mbaruar ende vitin e parë të mandatit, shkon te njerëzit jo për t’u kërkuar vota, por për t’u dhënë shpjegime, për t’i dëgjuar madje edhe kritikat e tyre”, tha Rama. /r.e/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Rajoy: Torras të formojë një qeveri të besueshme
Artikulli tjetër1 mijë çështje të zgjidhura në muaj përmes bashkëqeverisjes, 120 zyrtarë të ndëshkuar