Ballina Bota

LIBAN – Siri, raportohen viktimat e para

LIBAN, 9 tetor /ATSH-AFP/ Sulmet ajrore të Turqisë, që shënjestruan disa zona të veriut të Sirisë, shkaktuan viktima mes civilëve, njoftoi një koalicion luftëtarësh kurdë e arabë.

“Ka patur bombardime intensive të avionëve turq mbi pozicionet ushtarake dhe fshatrat e civilëve. Sipas raportimeve të para, ka patur viktima mes civilëve”, njoftoi në Twitter koalicioni Forcat Demokratike Siriane (SDF).

Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi fillimin e një operacioni të ri ushtarak, të quajtur Burimi i Paqes, kundër milicisë kurde të Njësive të Mbrojtjes së Popullit (PPU).

“Ky operacion synon terroristët e PPU-së dhe ISIS-it dhe ka për qëllim të krijojë një zonë sigurie në verilindje të Sirisë. Zona e sigurisë që ne do të krijojmë, do të bëjë të mundur kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre”, u shpreh ai./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron-Merkel, darkë pune në Elysée
Artikulli tjetërAKU, trajtim me seriozitet maksimal të çdo denoncimi ndaj cenimit të sigurisë ushqimore