Ballina Bota

FRANCË – Macron-Merkel, darkë pune në Elysée

FRANCË , 9 tetor /ATSH-AFP/ Emmanuel Macron do të presë të dielën, për një darkë pune në Elysée, kancelaren gjermane Angela Merkel, njoftoi Presidenca franceze.

Takimi i dy liderëve ka si synim përgatitjen e këshillit të ministrave franko-gjermanë, që është parashikuar më 16 tetor, vazhdoi burimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më 17 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Bruksel për një samit, i cili mund të jetë mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe, që pritet të dalë nga BE më 31 tetor./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Pogradec, nisin dëgjesat publike me banorët e Buçimasit
Artikulli tjetërLIBAN – Siri, raportohen viktimat e para