BRUKSEL, 9 mars /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian pret që të mbetet jashtë vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të vendosur tarifa për importin e çelikut dhe aluminit, por është i përgatitur për t’u kundërpërgjigjur brenda 90 ditëve nëse do të jetë e nevojshme. ”BE-ja është një aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të jetë një kërcënim për sigurinë kombëtare”, deklaroi komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom gjatë një forumi të organizuar nga Fondi Gjerman i Marshallit (GMF) të SHBA-së. “Pritet që të përjashtohemi nga vendimi i Trump”, deklaroi ajo. Malmstrom tha se do ta diskutonte këtë çështje gjatë një takimi, të planifikuar nesër me përfaqësuesin amerikan të Tregtisë, Robert Lighthizer dhe homologun e tij japonez, Hiroshige Seko, duke theksuar se ende nuk ishte e qartë se çfarë kishte vendosur Trump sot. Trump ka nënshkruar sot procesin duke imponuar tarifat për importin e çelikut me 25% dhe 10% për produktet e aluminit, duke zbatuar një ligj të përdorur rrallëherë në SHBA që autorizon veprimin presidencial kundër importeve që dëmtojnë sigurinë kombëtare.//a.i/ a.jor.
Ballina Bota
Lajme
Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit...
“The Guardian”: Chris Pappas hyn në histori si senatori i parë homoseksual në SHBA
LONDËR, 4 nëntor /ATSH/- Demokrati Chris Pappas ka fituar zgjedhjet për Senatin amerikan në shtetin e New Hampshire, duke u bërë burri i parë...
Berisha: PD donin ta arkivonin, sot jemi nga opozitat më të respektuara
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e degëve.
Në fjalën e tij, Berisha...
JEMEN – Rebelët Houthi pretendojnë se kanë sulmuar sërish aeroportin e Riadit
SANA'A/RIAD, 4 nëntor /ATSH-DPA/ - Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kanë kryer një sulm të ri ndaj aeroportit të kryeqytetit saudit,...
Progresraporti i KE-së për Shqipërinë, nga reformat e miratuara te lufta e SPAK kundër...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/- Gjatë periudhës raportuese, Shqipëria hapi grupkapitullin e fundit të negociatave, përmbushi standardet e ndërmjetme në grupkapitullin e parë, për çështjet...
FOKUS – 50 milionë evropianë nuk arrijnë të ngrohin banesat, BE përballet me krizën...
BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH/ - Rreth 50 milionë qytetarë në Evropë nuk kanë mundësi të ngrohin siç duhet banesat e tyre, ndërsa kontinenti përgatitet...
FOKUS/ SHBA, demokratët marrin kontrollin e Kongresit, Trump do të përballet me një realitet...
UASHINGTON, 4 nëntor / ATSH/ – Fitorja e demokratëve në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve do të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në Uashington,...
Pedonalja e re në Lezhë, Koçiu: Zhurma e së shkuarës nuk ndal punën për...
TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Ka nisur ndërtimi i pedonales së re në Lezhë, një investim prej 62 milionë lekësh nga buxheti i Bashkisë, i...
Malaj: Monitorim për uljen e çmimeve nga ulja e TVSH-së, taksë shtesë për apartamentet...
TIRANË, 4 nëntor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se janë rreth 54 produkte që konsumatorëve shqiptarë do t’u kushtojnë më pak nga...
BRUKSEL – Kallas: Shqipëria ndër katër vendet më të avancuara drejt BE-së, duhet të...
BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH/ - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, vlerësoi progresin e Shqipërisë...























