HAVANË, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesja e Lartë Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini deklaroi, në përfundim të takimit të dytë në Havanë të Këshillit të Përbashkët Bilateral me Kubën, refuzimin e Brukselit nga aplikimi i plotë nga ana SHBA, të Aktit të Helms-Burton.
Në një konferencë për shtyp, Mogherini kujtoi pozicionin e BE, që e konsideron “të paligjshëm aplikimin e masave të njëanshme shtrënguese”.
Ajo siguroi se BE “do të përdorë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur interesat e saj legjitime, të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të saj”.
Në veçanti, Titulli III i Aktit Helms-Burton lejon qytetarët e SHBA-së ose kubanët të shndërruar në amerikanë, të padisin në gjykatat amerikane kompanitë e akuzuara për “trafikim” me pronat e tyre të konfiskuara nga qeveria kubane./ /os/ a.jor.























