Ballina Bota

RUSI – Putin: Dialog serioz për shmangien e kaosit

MOSKË, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi sot SHBA-së dialog serioz për shmangien e kaosit, pas përfundimit më 2 gusht të traktatit për çarmatimin bërthamor, INF, nënshkruar mes Moskës dhe Uashingtonit.

Ai paralajmëroi kundër një gare për armatime të pakufizuara.

“Për të shmangur një kaos ku nuk ka asnjë rregull, kufizim apo ligj, duhet të reflektojmë edhe një herë për të gjitha pasojat e rrezikshme të mundshme dhe të fillojmë një dialog serioz”, theksoi presidenti rus, Putin në një deklaratë të publikuar nga Kremlini./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Çavushoglu: Nuk do të injorojmë asnjë lloj zgjidhjeje për Qipron
Artikulli tjetërFOTO/ Inaugurohet fillimi i punimeve në stacionin e transferimit të mbetjeve në Vumblo, Himarë