Ballina Aktualitet

FOTO/ Anija “Oriku” niset për në misionin e NATO-s në detin Egje

TIRANË, 12 korrik/ATSH/- Anija shqiptare “Oriku” u nis sot për në misionin e NATO-s në detin Egje.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila i uroi mbarësi ekuipazhit të kësaj anije.

“Erëra të mbara ekuipazhit të anijes “Oriku”, të cilët u nisën sot për në misionin e NATO-s në detin Egje, ku do të zëvendësojnë kolegët e tyre të kontingjetit XII dhe anijen “Butrinti””, – thekson Xhaçka.

Në kuadër të kontributit me forcat aleate të NATO-s, Forcat Detare shqiptare janë pjesë e patrullimit në detin Egje. Gjatë patrullimeve anijet shqiptare kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për shpëtimin e jetës së emigrantëve./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta nuk dekreton emërimin e akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave
Artikulli tjetërInvestimet e huaja direkte/ Denaj: Në tremujorin e parë të 2019 u regjistruan 285 milionë euro