Ballina Aktualitet

Rama me Merkel në Samitin e Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 5 korrik/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot “Foton e ditës” me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila ka qenë e ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Poznan, Poloni prej dy ditësh.

Në këtë samit marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Po sot, Kryeministri Rama publikoi një video ku shfaqej duke biseduar me Kancelaren Merkel dhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të cilët ishte ulur pranë në tryezë./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKLP dërgon për veting dy prokurorë, kërkohet informacion shtesë për kandidatin për kryeprokuror
Artikulli tjetërGREQI – Zjarr masiv, evakuohen disa fshatra