Ballina Bota

GREQI – Zjarr masiv, evakuohen disa fshatra

EVIA, 5 korrik /ATSH-ANA/ – Zjarrfikësit arrestuan një person për zjarrvënie të qëllimshme për zjarrin që shpërtheu sot në Manikia, Evia.

Ndërkohë, gjatë natës u raportuan zjarre të reja në të njëjtin rajon në Kymi-Aliveri.

Disa fshatra u evakuan, ndërsa forcat zjarrfikëse nga rajonet e tjera u thirrën për ndihmë.

Në këto moment është duke u zhvilluar një operacion gjigant zjarrfikës, përfshirë 98 zjarrfikëse me një ekuipazh prej 185 anëtarësh.

Në këtë operacion marrin pjesë edhe katër aeroplanë zjarrfikës dhe 3 helikopterë që lëshojnë ujë për fikjen e zjarreve./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama me Merkel në Samitin e Ballkanit Perëndimor
Artikulli tjetërEcja në rërë një mrekulli që i bëjmë shëndetit tonë