TIRANË, 5 korrik/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot “Foton e ditës” me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila ka qenë e ftuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Poznan, Poloni prej dy ditësh.
Në këtë samit marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Po sot, Kryeministri Rama publikoi një video ku shfaqej duke biseduar me Kancelaren Merkel dhe me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të cilët ishte ulur pranë në tryezë./k.s/














