Ballina Aktualitet

Veliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore

TIRANË, 21 Qershor /ATSH/ -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur protestën paqësore të opozitës mbrëmjen e sotme, duke theksuar se kjo provon se dhuna dhe paqja në Tirane varen nga ato e nga askush tjetër.

“Urime PD dhe Lulzim Bashës për protestën e parë paqësore – provë se dhuna dhe paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër!”, është shprehur Veliaj.

Ai e ka cilësuar si “një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për zgjedhjet 2021”.

“Ndërkohë në 30 Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, ka theksuar Veliaj.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubashi: Më tepër investime në fshatra 4 vitet e ardhshme
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 22 qershor 2019