Ballina Flash

Subashi: Më tepër investime në fshatra 4 vitet e ardhshme

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i cili rikandidon për një mandat të dytë në 30 qershor, vijoi sot takimet elektorale me banorët e fshatrave Zhupan, Vadhizë, Rom e Drizë.

“Ajo çfarë është bërë deri tani në këto fshatra, ku ka ndryshuar pothuajse krejtësisht stili i jetesës, nuk është asgjë me ato që do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme”, tha Subashi.

Ndër prioritetet e bashkisë për këto fshatra, Subashi renditi rrugën e takodromit, në Zhupan, një gangrenë 20 vjeçare për fermerët e zonës; rrugën nga Kosovarët-Lagja Hoxhë në Zhupan; rrugët e lagjeve, hapjen e çesmave publike dhe ndriçimin e Fshatit Rom; rikonstruksionin e 49 banesave të komunitetit rom në Fshatin Rom; shtrimin e rrugës dhe disiplinimi i ujrave të shiut të rrugës nga Metohasim- Fshat; shtrimin e rrugës së Varrezave të Vadhizës”.

Po ashtu, Subashi u angazhua për vazhdimin e rikonstruksionit të rrugëve të brendshme të fshatrave, hapjen e tokave të parcelave të fermerëve dhe vazhdimin e ndriçimit publik në të gjithë zonën./m.m/j.p/.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Kusht i panegociueshëm, arrestimi i hajdutëve të votave
Artikulli tjetërVeliaj: Urime PD dhe Basha për protestën e parë paqësore