Ballina Aktualitet

Zjarr në një pallat në Elbasan, Forcat Ajrore shpëtojnë një fëmijë 7 vjeç

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ – Forcat Ajrore në bashkëpunim me një grup të Forcave Speciale shpëtuan një fëmijë 7-vjeçar në Elbasan.

Një helikopter i kërkim shpëtimit i Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije të moshës 7-vjeçare të izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj.

Shpëtimi u arrit fal bashkëpunimit me shërbimin zjarrfikës të qytetit të Elbasanit, vajza u evakua dhe gëzon shëndet të plotë. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLUKSEMBURG – Juncker: BE jo një kështjellë që u kthen shpinën të dobëtve
Artikulli tjetërLufta ndaj narkotikëve, finalizohet me sukses operacioni policor në Tiranë