Ballina Flash

FOTO/ Arkiva shqiptare vizitohet nga punonjësit e Universitetit “Charles” të Pragës

TIRANË, 27 maj/ATSH/- Punonjës të Institutit për Shkencat Historike dhe Studimore Arkivore të Universitetit “Charles” në Pragë, vizituan ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Gjatë vizitës ata u njohën me hapat e parë që një studiues ndjek në momentin që hyn në arkiv.

Ata vizituan vendruajtjen, sallën e studimit ku iu shpjegua edhe sistemi online se sa lehtë aksesohet, për gjetjen dhe blerjen e dokumenteve online.

Më pas vizituan laboratorin e restaurimit dhe me interes panë procesin se si restaurohet një dokument.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është organi më i lartë i rrjetit arkivor kombëtar. Dokumenti i parë që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror, që bën fjalë për përpjekjet  drejt krijimit të një Arkivi Qendror, është vendimi i datës 02.01.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projektrregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi. Në këtë projektrregullore, parashikohej edhe krijimi i Arkivit të Përgjithshëm të Shtetit. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis shpërndarja e Kartës së Studentit, Rama: Realitet një tjetër angazhim i Paktit për Universitetin
Artikulli tjetërBM – Besnikët e Corbyn kërkojnë referendum tjetër