LONDËR, 27 maj /ATSH-ANSA/ – Presion pro-Brexit nga konservatorët dhe presion anti-Brexit nga laburistët, është ky efekti i rezultatit të votimit britanik për në Parlamentin Europian, i cili rezultoi shumë i keq për dy partitë e mëdha tradicionale angleze.
Nëse gjërat do të vazhdojnë kështu, atëherë Jeremy Corbyn mendohet se do të projektojë partinë në favor të një fushate për një referendum të dytë.
Nuk janë vetëm kundërshtarët e brendshëm si deputeti David Lammy, me të cilin udhëheqësi i laburistëve, duhet të ndihet ngushtë, por edhe figura të qeverisë që kërkojnë një referendum tjetër: nga Keir Starmer (përgjegjës për dosjen Brexit) si dhe dy besnikët e Corbyn, John McDonnell dhe Diane Abbott./ /os/ a.jor.























