Ballina Flash

Hapet thirrja për punësimin e mësuesve

TIRANË, 23 maj/ATSH/- Pas punësimit së 4 mijë mësuesve përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, rihapet sërish portali për konkurrimin e kandidatëve.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini  e cila ka shpjeguar se kandidatët e interesuar do të mund të aplikojnë përmes postës në katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

“Aplikimi bëhet me postë në të katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar sipas bashkive ku jetoni”, thotë Shahini.

Krahas punësimit të 4 mijë mësuesve, sistemi për herë të parë ka punësuar edhe 983 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi të veçanta. z.tosku/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcat e Armatosura nisin stërvitjen “Immediate Response 19” në Kroaci
Artikulli tjetërTrajtimi financiar i minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve, premtim i mbajtur i qeverisë