Ballina Aktualitet

Forcat e Armatosura nisin stërvitjen “Immediate Response 19” në Kroaci

TIRANË, 23 maj/ATSH- A. Fortuzi/- Forcat e Armatosura Shqiptare kanë nisur stërvitjen “Immediate Response 19”.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën të ditur se në këtë stërvitje marrin pjesë 1 600 ushtarë, pjesë e NATO-s nga 14 vende.

“Forcat e Armatosura të Shqipërisë  nisën në Kroaci stërvitjen “Immediate Response 19″ (Përgjigja e menjëhershme- 19) përkrah 1,600 kolegëve të tyre ushtarakë nga Kroacia, Sllovenia, Hungaria, SHBA, Mali i Zi, Kosova, Polonia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Herzegovina, Italia dhe Gjermania”, njofton ministrja Xhaçka.

Stërvitja ushtarake e NATO-s “Përgjigjja e menjëhershme-19” mbaron në 6 qershor. Kjo stërvitje zhvillohet në Kroaci, Slloveni e Hungari.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Gjendet ”Clotilda” anija e fundit e skllevërve
Artikulli tjetërHapet thirrja për punësimin e mësuesve