Ballina Bota

BE – Avramopulos: Gjermania do të presë 10 000 refugjatë

BERLIN, 19 prill /ATSH-DPA/ – Gjermania do të marrë rreth 10 000 refugjatë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme si pjesë e një programi të Bashkimit Europian.

”Qeveria gjermane pranoi këtë plan në fillim të javës”, deklaroi sot për gazetën gjermane “Funke Media Group”, Dhimitris Avramopulos, komisioneri për Punët e Brendshme të BE-së.

”Ndërkohë që shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë pranuar të marrin 40 000 refugjatë, objektivi i programit të rishpërndarjes është arritur dhe me shumë mundësi do të tejkalohet”, tha Avramopulos gjatë një takimi në Berlin me ministrin gjerman të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

Programi që filloi verën e kaluar synon të japë një rrugë të drejtpërdrejtë dhe të sigurt për në Europë për ata që kanë më shumë nevojëpër azil.

Deri në vjeshtën e vitit 2019, pritet të paktën 50 000 persona kryesisht nga Afrika e Veriut të gjejnë strehim në BE.

BE-ja ka financuar këtë program me 500 milionë euro. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Për Shqipërinë e pastër që duam
Artikulli tjetërJava Europiane e Vaksinimit, masa për kontrollin dhe parandalimin e fruthit