Ballina Aktualitet

Foto/ Për Shqipërinë e pastër që duam

 

TIRANË, 19 Prill/ATSH/.- Aksioni i pastrimit në kuadër të Javës së tokës ka gjetur një angfazhim maksimal të të gjitha institucioneve dhe shoqërisë për të pastruar mijëra ton mbetje që bënin pis bregdetin, shtretërit e lumenjve e hapësirat publike.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama publikoi një album me foto nga ky aksion mbarëkombëtar.

Kreu i Qeverisë shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë të rinjtë, qytetarët, punonjësit dhe Forcat e Armatosura që gjatë Javës së Tokës u angazhuan për të pastruar mijëra ton mbetje që bënin pis bregdetin, shtretërit e lumenjve e hapësirat publike.

Ka ende shumë për të bërë, shprehet, Rama duke theksuar se, “puna vijon në çdo qark, bashki e njësi vendore në mbarë vendin”.

 

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – NASA lëshon satelitin në kërkim të eksoplaneteve
Artikulli tjetërBE – Avramopulos: Gjermania do të presë 10 000 refugjatë