TAMPA, 19 prill /ATSH-AFP/ – NASA lëshoi dje në hapësirë një satelit, me vlerë 337 milionë dollarë, i projektuar për të kërkuar planete me përmasa të ngjashme me Tokën dhe te të cilët mund të ketë jetë.
“Transiting Exoplanet Survey Satellite” (TESS) u dërgua në hapësirë në orën 18:51 (22:51 GMT) nga një raketë ”Falcon 9” e kompanisë amerikane ”SpaceX” që nga Cap Canaveral, në Florida.
Me një kosto prej 337 milionë dollarësh, kjo pajisje do të ketë për mision skanimin e yjeve më pranë Tokës dhe më të ndritshëm, në kërkim të eksoplaneteve në orbitën e tyre.
Ashtu si ”Kepler”, sateliti i parë i lëshuar në vitin 2009 nga agjencia hapësinore amerikane, TESS përdor metodën e tranzitit që detekton planetet kur ato kalojnë para yllit të tyre dhe zbehin gjithashtu dritën e tyre./ /ec/ a.jor.






















