Ballina Flash

Rama takim me liderët e Kosovës

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një darkë me drejtuesit e lartë të shtetit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Rama, i cili ka publikuar një fotografi nga ky takim duke e cilësuar “Fotoja e Ditës”.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Qeveria shqiptare dhe ajo kosovare janë angazhuar për jetësimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Shqipëria dhe Kosova zhvilluan më 26 nëntor në Pejë mbledhjen e pestë të përbashkët të dy qeverive. /k.s/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Plan për evakuimin e mbretëreshës në rast trazirash
Artikulli tjetërBUENOS AIRES – Lokalizohet avioni i rrëzuar i sportistit të njohur