BUENOS AIRES – Lokalizohet avioni i rrëzuar i sportistit të njohur

BUENOS AIRES, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kompania private, e angazhuar për kërkimin e aeroplanit të vogël  të zhdukur “Piper Malibu” me katër persona në bord, mes të cilëve futbollisti argentinas me originë italiane Emiliano Sala, ka njoftuar sot se ka lokalizuar rrënojat e avionit në thellësitë e kanalit të La Manshit.

I informuar për gjetjen e avionit, babai i  futbollisti, Horacio Salas, që jeton në Argjentinë, tha se “nuk mund të besoj, jam i dëshpëruar”.

Mbetjet e”Piper Malibu” u gjetën nga anija FPV Morven, e kontraktuar nga familja falë një shume prej 420 000 dollarësh të mbledhura online./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.